Historia e prishtines
KUANTIFIKIMI I NIVELIT ARSIMOR TË POPULLSISË NË KOSOVË
Asllan Pushka
HYRJE. Në ketë punim do të kuantifikohet niveli i arsimimit të popullsisë në Kosovë për përiudhen 20 vjeçare (1961-1981), kur konsiderohet se Kosova ka bërë ndryshimet më dinamike në strukturat shoqërore. Mungesa e regjistrimeve të më vonëshme (1991 dhe 2001) do ta pengoi përcjelljen e evolucionit në ngritjen e nivelit të arsimimit gjatë dekades së tetë dhe të nëntë. Popullsia e Kosoves për dy dekada të ndryshimeve intensive shoqërore, ka arritur që ta ngrisë nivelin e arsimimit të popullsisë për 3 here, Bosna e Hercegovina për 2 here etj. Gjate përiudhes 20 vjeçare Kosova e ngriti pjesëmarrjen e popullsisë me arsim të mesem për 4,4 here(prej 3,9 në 17,3%), ndërsa të popullsisë me arsim të lartë e superior për 5,5 here (prej 0,6 në 3,3%)
Përpos përcjelljes së nivelit arsimor të popullsisë gjithsej, në ketë punim do ta analizojmë nivelin e arsimimit të popullsisë sipas gjinive, pastaj sipas tipit të vendbanimeve (urbane dhe rurale) dhe sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë.
METODOLOGJIA DHE METODAT E PUNES
Për të ta bërë kuantifikimin e nivelit të arsimimit të popullsisë dhe ngritjen e tij jemi sherbyer më të dhënat nga regjistrimi i popullsisë i vitit 1961,1971,1981 për popullsinë me 15 e më shumë vjet. Kuantifikimi i nivelit arsimor të popullsisë është arritur përmes llogaritjes së vleres mesatare të viteve të shkollimit të popullsisë duke i përdorur këta ponder:
- pa përgaditje shkollore, ponderin 0,
- 1-3 klasë të shkolles fillore, ponderin 2,
- 4-7 klasë të shkolles fillore, ponderin 5,5,
- arsimin e plot fillor, ponderin 8,
- shkollen për punëtor të KV dhe KVL dhe kuader tjeter profesional, ponderin 11,
- gjimnazin, ponderin 12,
- shkolla të mesme për kuadra profesionale, ponderin 12,
- arsimin e mesem të orientuar, ponderin 12,
- arsimin e lartë, ponderin 14,
- arsimin superior, ponderin 16
- arsimin e lartë dhe superior, ponderin 15.
Duke e shumëzuar numrin e popullsisë të nivelit përkates të shkolles së kryer me ponderin adekuat janë fituar vlerat të cilat pas pjestimit me numrin gjithsej të popullsisë me 15 e më shumë vjet është fituar numri mesatar i viteve të shkollimit të popullsisë gjithsej, sipas gjinisë, tipit të vendbanimit (urban dhe rural) dhe përkatësisë etnike në nivel të Kosoves dhe të komunave.
Pas llogaritjes së numrit mesatar të viteve të shkollimit është llogaritur indeksi i viteve të shkollimit(Ivsh)1, indeksi i alfabetizmit(Ialf)2 dhe indeksi i nivelit të arsimimit(Ina)3.
1 Indeksi i viteve të shkollimit = ( X1 Xmin / XmaxXmin)= 6,290,0/15 0,0 = 0,42
2
Të dhënat për vitin 1953 tregojnë se 54,8% e popullsisë me 10 e më shumë vjet ishte analfabete (38% mashkujt dhe 72,1% femrat), 16,4% kishte 1-3 klasë, 22,8% kishte 4-7 klasë, vetem 1,9% 8 klasë dhe 1,1% ndonjë shkollë të mesme.
Në vitin 1961 numri mesatar i viteve të shkollimit ishte 2,15 vite, % e popullsisë analfabete 41,1 (29,8% mashkujt dhe 58,4% femrat), 13,1% kishte të kryer 1-3 klasë, 34,7% 4-7 klasë, 4,4% 8 klasë, 3,2% ndonjë shkollë të mesme dhe 0,5% ndonjë shkollë të lartë ose fakultet.
Në vitin 1971 numri mesatar i viteve të shkollimit për popullsinë mbi 15 vjet ishte ngritur në 3,57 vite, duke pasur 31,5% analfabet, 7,8% me 1-3 klasë, 36,8% me 4-7 klasë dhe 14,9% me 8 klasë, 6,9% ndonjë shkollë të mesme (3 ose 4 vjeçare) dhe 1,3% shkollë të lartë ose fakultet.
Në bazë të regjistrimit të vitit 1981 numri mesatar i viteve të shkollimit ngritet në 6,29 vite (7,59 vite për mashkuj dhe 4,92 vite për femra), përqindja e analfabetve zvoglohet në 17,6% (9,4% mashkujt dhe 26,4% femrat), përqindja e popullsise me 1-3 klasë bie në 2,1%, e asaj me 4-7 klasë 17,1%, ndërsa pjesëmarrja e popullsisë me shkollë fillore të kryer u ngrit në 34,4% prej 5,2% sa ishte në vitin 1961 ose 1,9% në vitin 1953. Pjesëmarrja e popullsisë me ndonjë shkollë të mesme rritet në 17,3% ndaj 3,9% në vitin 1961. Me shkolla të larta dhe fakultete në vitin 1981 ishte 3,3% e popullsisë me 15 e më shumë vjet, ndaj 0,6% në vitin 1961.
Për 20 vite numri i popullsisë me 8 klasë të kryera rritet për 11 here, me gjimnaz 12 here, me ndonjë shkollë të mesme profesionale 10 here dhe numri i atyre me ndonjë shkollë të lartë apo fakultet u shtua për 6 here. Këto ndryshime të mëdha në sferen e arsimit ndodhen si rezulltat i angazhimit të madh të shoqërisë së atëhershme dhe përtrirjes së shpejtë të popullsisë, respektivisht pjesëmarrjes së lartë të popullsisë së re ( popullsia nën 19 vjet merrte pjesë me mbi 50% ndaj tërë popullsisë ).
Tabela nr. 1 Popullsia prej 15 e më shumë vjetesh përkah përgaditja shkollore dhe gjinia sipas regjistrimeve në Kosovë4
1961
1971
1981
Gj.
M.
F.
Gj.
M
F.
Gj.
M.
F.
Gjithsej
557680
279241
278439
712936
360006
352930
928453
477290
451163
Pa përg Shkollore
307863
114876
192987
264177
91640
172537
238808
78276
160532
1-3 klasë shk.fill.
16521 2.9%
9125 3,3
7396 2,7
18682 2,6
9070 2,5
9612 2,7
19763 2,1
8737 1,8
11026 2,4
4-7 klasë
179074 32,1
114661 41,1
64413 23,1
230805 32,4
118859 33,0
111946 31,7
158767 17,1
61476 12,9
97291 21,6
Arsimi Fillor
28732 5,2
21204 7,6
7528 2,7
126086 17,7
85149 23,7
40937 11,6
319598 34,4
185574 38,9
134024 29,7
Shk.për Punëtorë
10225 1,8
7963 2,9
2262 0,8
23708 3,3
19815 5,5
3893 1,1
38543 4,2
33544 7,0
5001 1,1
Gjimnaze
3232 0,6
2389 0,9
843 0,3
8903 1,2
6121 1,7
2782 0,8
39904 4,3
28097 5,9
11807 2,6
Shk.mesme
8190
5882
2308
27126
18548
8578
81767
57317
24450
2 Indeksi alfabetizmit = 82 0,0 / 100 0,0=0,82
3 Indeksi i nivelit të arsimimit = (2xIalf+Ivsh)/3= (2x0,82+0,42)/3=0,686
4 Burimi:Vjetari Statistikor i KSA të Kosovës 1984,fq.31
3
Profesiona.
1,5
2,1
0,8
3,8
5,2
2,4
8,8
12,0
5,4
Ars.lartë
1546 0,3
1330 0,5
216 0,08
6116 0,9
5012 1,4
1104 0,3
16725 1,8
12683 2,7
4042 0,9
Ar.superior
1853 0,3
1523 0,5
330 0,1
5113 0,7
4348 1,2
765 0,2
13524 1,5
11016 2,3
2598 0,6
Pa njohur
444
288
156
2220
1444
776
1052
570
482
Poqëse bëhet krahasimi i Kosoves me numrin mesatar të viteve të shkollimit të popullsisë së ish RSFJ-së, numri mesatar i viteve të shkollimit në Kosovë ishte për 2,2 here më i ultë se numri mesatar në ish RSFJ-në (4,71:2,15), ndërsa ndaj Sllovenisë ishte 3 here më i vogël (6,56 : 2,15).
Pas 20 vite të ndryshimeve intensive në arsimimin e popullsisë së Kosoves, raporti i vlerave në mes të ish RSFJ-së dhe Kosoves ishte 1,2:1 (7,47 : 6,29), ndërsa ndaj Sllovenisë 8,91 me 6,29 ose 1,4:1.
Tabela nr. 2 Numri mesatar i viteve të shkollimit të popullsisë në ish RSFJ
VITET
ISH RSFJ
BOSNA -HERCEG.
MALIZI
KROA- CIA
MAQE- DONIA
SLLOVE- NIA
SRBIA NGUSHT
KOSOVA
VOJVO-DINA
1961
4.71
3.41
4.49
5.30
4.27
6.56
-
2.15
-
1971
5.87
4.83
5.76
6.39
5.60
7.70
5.75
3.57
6.25
1981
7.47
6.73
7.69
7.80
7.22
8.91
7.34
6.29
7.87
Indexi
158.6
197.4
171.3
147.2
169.1
135.8
-
292.6
-
Burimi shenimeve: Statistički kalendar Jugoslavije 1977, 1987, Vjetari Statistikor i Kosoves 1980,1984.
Nga vlerat e tabeles nr.2 duket qart se numri mesatar i viteve të shkollimit më së shumti është rritur në Kosovë (2,9 here), pastaj në Bosne-Hercegovinë (2 here), në Mal të Zi dhe Maqedoni nga 1,7 here, ndërsa në republikat më të zhvilluara dhe Vojvodinë kjo rritje ishte për 35-50% më e lartë se 20 vjet më parë, kur në këto vise niveli i arsimimit ishte dukshem më i lartë se në viset më pak të zhvilluara.
NIVELI I ARSIMIMIT DHE STRUKTURA ETNIKE
Për të dalluar nivelin e arsimimit në mes të etnive në Kosovë është llogaritur numri mesatar i viteve të shkollimit në vitin 1981 për popujtë më pjesëmarrje mbi 1% ndaj popullsisë gjithsej. Numri mesatar i viteve të shkollimit në mes të etnive ka treguar diferenca të konsiderueshme. Kështu, popullsia malazeze e pati numrin më të lartë mesatar të viteve të shkollimit 8,80 vite, pastaj popullsia serbe 7,48 vite, popullsia turke 7,43, në vendin e 4-të radhitet popullsia shqiptare me 6,61 vite, në vendin e pestë popullsia myslimane 6,18 vite, popullsia kroate në vendin e 6-të me 5,76 vite dhe popullsia rome në vendin e 7-të me vetem 3,19 vite.
Këto diferenca në nivelin e arsimimit të popullsisë sipas etnive tregojnë se popujtë sllav paten përparësi të dukshme ndaj popujve tjerë, pasi ata kishin mundësi
4
shkollimi në gjuhen e vet prej formimit të Jugosllavisë së Parë në vitin 1918, ndërsa shkollat shqipe u hapen së pari gjatë Luftes së Dytë Botërore dhe pas saj.
Tabela nr. 3 Numri mesatar i viteve te shkollimit sipas përkatësisë etnike në Kosovë në vitin 1981
SHQIPTARË
SERBË
MALAZEZË
MYSLIM.
TURQ
KROATË
ROMË
GJITHSEJ
Gjithsej
6.61
7.48
8.80
6.18
7.43
5.76
3.19
6.29
Mashkuj
7.49
8.59
10.61
7.52
8.71
6.21
5.05
7.69
Femra
4.64
6.36
7.48
4.87
6.11
5.35
2.28
5.01
Raporti M:F
1.6:1
1.3:1
1.4:1
1.5:1
1.4:1
1.2:1
2.2:1
1.5:1
Burimi shenimeve: EKS,Buletini nr.17 , Prishtinë 1982. Vlerat i viteve të shkollimit janë llogaritur nga autori.
Sa i përket diferencave mes-gjinore ato ekzistojnë ndër gjitha etnitë, por dallimet më të mëdha ishin të popullsia rome (2,2:1) dhe më të vogla të popullsia Kroate (1,2:1). Te etnitë tjera diferencat janë gadi të përaferta dhe sjellen në mes 1,3:1 (të serbet) dhe 1,6:1 (të shqiptaret). Rritjen e vlerave të nivelit të arsimimit të popullsisë mashkullore e kan përcjellur edhe vlerat e nivelit të popullsisë femrore, por në shkallë më të ultë për 20-100%.
Niveli më i ultë i arsimimit të disa popuj ka të bëjë me kushtet më të rënda sociale, ekonomike e politike për disa dekada duke qenë të diskriminuar në arsim, në zhvillimin ekonomik dhe pjesëmarrje në pushtet. Diskriminimi ishte i shprehur sidomos në Jugosllavinë e Parë dhe në disa vite të Jugosllavisë së Dytë, deri në vitet e 60-ta të shekullit XX, kur në Kosovë pas ndryshimeve politike e kushtetuese u krijuan rrethanat dukshem më të mira për të gjithë popujtë.
Popujtë me ma pak të drejta politike, sociale dhe ekonomike, nuk arriten të shkollohen sa duhet, sidomos femrat, shumica e popullsisë jetoi në fshatra dhe mirrej kryesisht me bujqësi ekstenzive ose me sherbime të nivelit të ultë. Niveli i ultë i arsimimit, sidomos i femrave, reprodukoi gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike duke iu përmbajtur me ose pa dashje normave tradicionale të jetes dhe raporteve mesgjinore.
Krijimi i raporteve të reja më të drejta pas viteve të 60-ta të shekullit XX, gjeneroi situatë më të mirë për shumicen e etnive në Kosovë, andaj erdhi deri tek përmirësimi i gjendjes sociale, ekonomike, që rezulltoi me ngritje të nivelit arsimor të popullsisë, me rritje të shkallës së punësimit të dy gjinive, me emancipimin e femres në nivel dukshem më të lartë, edhepse shkalla ishte dhe mbeti ende larg asaj që deshirohej.
Përpos dallimeve gjinore e etnike, niveli arsimor pati diferenca edhe sipas titpit të vendbanimeve, urbane dhe rurale. Niveli i arsimimit ishte dhe u ngrit më shumë në vendbanimet urbane për rreth 1/3 (7,56 vite në qytete ndaj 5,63 vite në fshatra). Popullsia mashkullore në qytete arriti mesatarisht 8,92 vite shkollë, në fshatra 6,90 vite (29% më shumë), ndërkaq të popullsia femrore dallimi në nivelin e shkollimit në mes qytetit dhe fshatit ishte 6,17 vite ndaj 4,25 vite (1,45:1)
5
Tabela nr. 4 Numri mesatar i viteve të shkollimit të popullsia gjithsej, mashkullore e femrore në qytete dhe fshatra në vitin 1981
NË TË GJITHA VENDBANIMET
NË VENDBANIMET URBANE
NË VENDBANIMET RURALE
Gj
M
F
Gj
M
F
Gj
M
F
6.29
7.59
4.92
7.56
8.92
6.17
5.63
6.90
4.25
Shkollimi si dukuri sociale paraqitet dhe zhvillohet në vendbanime më të mëdha, ku ekzistojne mundësitë për formimin e kuadrave të profileve të ndryshme. Sa më i madh është qyteti, aq më shumë ka shkolla të profileve të ndryshme dhe anasjelltas, në vendbanimet e vogla është më i vogël numri i nxanësve dhe potenciali kadrovik.
Në nivelin e komunave të Kosoves për vitin 1981 lidhja statistikore në mes të popullsisë urbane dhe numrit mesatar të viteve të shkollimit ishte e konsiderueshme pozitive (r = 0,61), që e verteton mendimin mbi nivelin më të lartë të arsimimit në qytete, edhepse në rastin e Kosoves në nivelin e shkollimit ka pasur ndikim edhe struktura etnike e popullsisë. Sikurse u vrejt nga të dhënat më lartë, popullsia malazeze e serbe kishte nivel të shkollimit më të lartë se popullsia shqiptare, myslimane, kroate, rome etj. Sa më e lartë ishte pjesëmarrja e popullsisë malazeze e serbe në komunë niveli i shkollimit të popullsisë ishte relativisht më i lartë, kur kjo përputhej edhe me strukturen më të përbër ekonomike dhe sociale. Numri mesatar i viteve të shkollimit të popullsisë për 20 vite (1961-1981) u rrit relativisht më shumë në komunat që më parë paten nivel më të ultë të arsimimit, edhepse në nivelin e arsimimit prijnë komunat relativisht më të zhvilluara dhe më pjesëmarrje më të lartë të popullsisë urbane.
Në vitin 1961 diferenca në mes vleres më të vogël dhe më të madhe ishte 2 :1 (1,45 vite në Rahovec dhe 3,01 vite në Mitrovicë), në vitin 1971 raporti i vlerave ishte 1,8:1 (2,62 vite në Rahovec dhe 4,69 vite në Mitrovicë), ndërkaq në vitin 1981 diferencat në mes vlerave ekstreme u zvogluan në 1,5:1 ( 5,0 vite në Mitrovicë dhe 7,56 vite në Prishtinë), që tregon se diferencat në mes të komunave u zvogluan me kalimin e kohes.
Tabela nr. 5 Distribuimi i komunave sipas vlerave të viteve të shkollimit të popullsisë
NUMRI MESAT-AR I VITEVE TË SHKOLLIMIT
1961
1971
1981
1,01-2,0 vite
Vi,Gll,Is,Kaç, Kl,Gji,Su De,Dr,Kam, Rah,Po,Sk,
2,01-3,0 vite
Vu,Gja,Lep,Lip,Pe,Pz, Pr,Fe
Vi,De,Kaç,Kl,Rah,Po, Sk,Su
3,01-4,0 vite
Mi
Vu,Gll,Gji,Dr,Gja,Is, Kam,Lep,Lip,Pz,Fe
6
4,01-5,0 vite
Mi, Pe, Pr,
5,01-6,0 vite
Vi,Gll,De,Dr,Is,Kaç, Kl,Kam,Mi,Lep,Lip, Rah,Po,Sk,Su,
6,01-7,0 vite
Vu,Gji,Gja,Pe,Pz,Fe,
7,01-8,0 vite
Pr,
Nga tabela nr.5 shifet se në vitin 1971 niveli i arsimimit të popullsisë është ngritur për një shkallë, ndërsa gjatë dekades 19711981 edhe për tri shkallë tjera, që tregon se dekada e shtatë në Kosovë ishte më e suksesshme përkitazi me ngritjen e nivelit arsimor të popullsisë kosovare.
Nga tabela shifet poashtu se komunat relativisht më të zhvilluara të Kosoves kan avansuar më tepër në shkallën e arsimimit. Vlen për tu veçuar rasti i komunes së Mitrovices, e cila në dy regjistrimet e më parëshme printe me nivel të shkollimit të popullsisë, ndërsa me regjistrimin e vitit 1981, kjo komunë me vleren 5,0 mbetet komuna e fundit në ranglisten e komunave përnga numri mesatar i viteve të shkollimit. Kjo ngecje e komunes së Mitrovices mund të spjegohet me emigrimin e popullsisë e cila ishte më e arsimuar, qoft popullsi serbo-malazeze ose shqiptare, për shkak të ngecjes në zhvillim dhe ndotjes së ambientit.
Prishtina është shembull tjeter pozitiv, e cila në dekaden e shtatë e rriti nivelin arsimor për 66% prej 4,56 vite në 7,56 vite, duke u dalluar prej grupit të komunave relativisht më të zhvilluara, duke kaluar në vendin e parë ndër 22 komunat e Kosoves në vitin 1981.
INDEKSI MESATAR I VITEVE TË SHKOLLIMIT
Me vuarjen në raport të numrit mesatar të viteve të shkollimit dhe numrit maksimal (15) të viteve të shkollimit është fituar indeksi mesatar i cili tregon se niveli mesatar i shkollimit të popullsisë në Kosovë ishte tejet i ultë. Për vitin 1961 ky indeks sjellej në mes 0,09 dhe 0,19, në vitin 1971 vlerat ekstreme leviznin në mes 0,17 dhe 0,31, ndërsa në vitin 1981 vlerat ekstreme oshilonin në mes 0,35 dhe 0,50.
Levizja e këtyre vlerave larg prej vleres 0,50, e cila konsiderohet vijë kufitare për nivelin e ultë arsimor5 flet për nivelin shumë të ultë të arsimimit të popullsisë në dekaden e gjashtë e të shtatë dhe në nivelin e ultë në dekaden e tetë.
5 Niveli i ultë i arsimimit është ai i cili i ka vlerat më të vogla se 0,50, niveli i mesem sjellet në mes vlerave 0,50 dhe 0,80, kurse niveli i lartë i ka vlerat më të larta se 0,80.
7
Tabela nr. 6 Distribuimi i komunave sipas nivelit të arsimimit (indeksit mesatar të viteve të shkollimit)
1961
1971
1981
0,01-0,20
Të gjitha komunat
Po,Vi,Su,Kl,Ra,
0,21- 0,40
17 komunat tjera
Lep,Mi,Lip,Dr,Is,Gji,Po, Vi,Sk,Su,Kl,Kam,De,Kaç, Ra,Gll,
0,41-0,50
Mi,Pe,Pz,Fe,Vu,Gja,
0,51-0,80
-
-
-
0,81-0,99
-
-
-
Nivelin e mesem dhe të lartë të arsimimit nuk e kishte arritur asnjë komunë, mirëpo në vitin 1981 ketë nivel e kishte arritur popullsia gjithsej mashkullore (0,506), popullsia gjithsej dhe ajo mashkullore në qytete, ndërsa nivel të ultë kishin pasur popullsia gjithsej në vendbanimet rurale dhe popullsia femrore në qytete dhe fshatra.
Sa i përket vleres së indeksit mesatar të viteve të shkollimit sipas përkatsisë etnike, nivelin mesatar në vitin 1981 e kishin arritur popullsia malazeze gjithsej dhe mashkullore, popullsia mashkullore serbe, myslimane dhe turke, afër ka qenë popullsia mashkullore shqiptare, popullsia femrore malazeze, popullsia turke gjithsej, popullsia serbe mashkullore.
Tabela nr. 7
Vlerat e indeksit të viteve të shkollimit sipas përkatsisë etnike në vitin 1981
GJINIA
SHQIPTARE
SERBE
MALAZEZE
MYSLIM.
TURKE
KROATE
ROME
GJITHS EJ
Gjithsej
0.440
0.498
0.586
0.412
0.495
0.384
0.212
0.419
Mashkuj
0.499
0.572
0.707
0.501
0.580
0.414
0.336
0.512
Femra
0.310
0.424
0.498
0.324
0.407
0.356
0.152
0.334
Niveli arsimor i popullsisë sipas përkatësisë etnike kishte lidhje me nivelin e përgjithshem të zhvillimit social e ekonomik dhe poziten e tyre politike në përiudhen në mes dy luftave botërore dhe pas Luftes së Dytë. Duke gëzuar pozitë më të mirë politike, duke jetuar ne qytete, në vendbanime pranë qyteteve, në qendrat xehëtare e industriale, në rrugëkryqet e rëndësishme dhe duke qenë të punësuar në veprimtaritë sekundare e terciare, popullsia malazeze, serbe, pjesërisht edhe popullsia turke e muslimane, kan arritur ta ngrisin nivelin e arsimimit, poziten sociale dhe ekonomike të tyre më shumë se popullsia shqiptare, kroate e rome.
Popullsia e Kosoves mjaft shpejt e ka zbritur pjesëmarrjen e popullsisë analfabete prej 41,1% në vitin 1961 në 31,5% në vitin 1971 dhe 18% në vitin 1981. Pjesëmarrja e popullsisë analfabete në vitin 1961 në nivelin komunal levizi në mes 53,4% në komunen e Gllogofcit dhe 29,1% në komunen e Leposaviqit (raporti 1,8:1), në vitin 1971 vlerat ekstreme levizen në mes 41% në komunen e Kaçanikut dhe 23% në komunen e Mitrovices, raporti 1,78:1), ndërsa në vitin 1981 vlerat ekstreme levizen në mes 22% në Deçan e Kamenicë dhe 14% në Mitrovicë e Prishtinë (raporti 1,57:1).
8
Indeksi i alfabetizmit në Kosovë levizi në mes 0,589 në vitin 1961, 0,685 në vitin 1971 dhe 0,820 në vitin 1981. Indeksi alfabetizmit u ngrit mjaft shpejt krahas shkollimit të popullsisë. Vlerat ekstreme në vitin 1961 në nivelin komunal levizen në mes 0,709 (Leposaviq) dhe 0,466 (në Gllogofc) në raport 1,5:1, ndërkaq në vitin 1971 ato u lëkunden në mes 0,770 në komunen e Mitrovices dhe 0,590 në komunen e Kaçanikut në raport 1,3:1. Sipas të dhënave në vitin 1981 vlerat ekstreme në rrafshin komunal levizen në mes 0,82 dhe 0,78 në raport 1,05:1, gadi të njajtë.
Tabela nr. 8 Distribuimi i komunave sipas vlerave të indeksit të alfabetizmit në Kosovë
VLERAT E INDEKSIT
1961
1971
1981
< 0,500
Kaç,Ra,Gll,
-
0,501- 0,800
19 komuna tjera
Të gjitha komunat(22)
Po,Sk,Kam,De,Kaç, Ra,Gll,
0,801-0,999
15 komuna tjera
Pjesa më e madhe e komunave në vitin 1961 dhe 1971 gjendeshin në grupin me vlera mesatare (në mes 0,501 dhe 0,800), ndërkaq në vitin 1981 prej 22 komunave në 15 sish vlera e indeksit të alfabetizmit ishte mbi 0,801.
Në bazë të levizjes së vlerave të indeksit të alfabetizmit dhe indeksit të nivelit arsimor të popullsisë është llogaritur indeksi i nivelit arsimor për vitin 1981, i cili për ketë vit për të gjitha komunat tregoi nivel të mesem (0,50-0,80) duke pasur vlera në mes 0,740 (Prishtina) dhe 0,640 (Kamenica) në raport 1,15:1. Në ketë vlerë relativisht të lartë ndikoi vlera mjaft e lartë e pjesëmarrjes së popullsisë alfabete (që din shkrim-lexim), e cila në vitin 1981 ishte ngritur në 82%.
DENDËSIA E POPULLSISË ARSIMUAR
Dendësia e popullsisë arsimuar do të tregohet me anen e raportit në mes të popullsisë me arsim të mesem ndaj popullsisë me 20 e më shumë vjet6 në 100 banorë (10020xPgj+
Pshm ) dhe me raportin në mes të popullsisë me shkolla të larta e fakultete ndaj popullsisë me 25 e më shumë vjet në 100 banorë ( 10025xPgj+
Pshlf
). Vlerat e raporteve janë llogaritur për vitet 1961, 1971 dhe 1981 sipas rezulltateve të regjistrimit.
Për të pasur kuptim për nivelin e dendësisë së popullsisë shkolluar me arsim të mesem, të lartë e superior është dashur të gjendet kufiri i poshtem i pjesëmarrjes së popullsisë sipas niveleve të arsimimit. Kufiri i poshtem i pjesëmarrjes së popullsisë arsimuar në shkolla të mesme është caktuar sipas sypozimit tonë 1 anëtar i familjes me arsim të mesem, të lartë ose superior. Një anëtar në 7 anëtar të familjes mesatare kosovare bën 14,3%, kurse 1 anëtar ndaj 4 anëtarëve me 20 vjet e më shumë bën 25% të anëtarve të familjes. Pra minimumi i popullsisë arsimuar me shkollë të mesme, të
6 kur konsiderohet se janë kryer shkollat e mesme dhe me 25 e më shume vjet kur konsiderohet se janë kryer shkollat e larta dhe fakultetet.
9
lartë e fakultet do të ishte 25% e popullsisë, ndërsa maksimumi do të ishte 4 anëtar të shkolluar ose 100% e popullsisë me 20 e më shumë vjet.
Nëse mbështetemi në vleren e kufirit të poshtem 25%, asnjë komunë e Kosoves në vitin 1961 e 1971 nuk e kishin arritur ketë nivel. Në vitin 1961 vlera mesatare e pjesëmarrjes së popullsisë me shkolla të mesme ka qenë 3,25% me vlerat ekstreme 0,96 10,72%), në vitin 1971 vlera mesatare ngritet në 7,99% (me vlerat ekstreme 3,20 Rahoveci dhe 20,53% Mitrovica), kurse në vitin 1981 vlera mesatare arrin në 18,76% (me vlerat ekstreme 9,37% në Rahovec dhe 33,08% në Mitrovicë).
Në vitin 1961 mbi gjysma e komunave të Kosoves kanë pasur nën 2,5% të popullsisë me arsim të mesem, ndërsa 18 komuna, prej 22, kanë pasur më pak se 5%. Dhjetë vite më vonë, në vitin 1971 9 komuna më pak të zhvilluara kishin në mes 2,5 dhe 5% të popullsisë me arsim të mesem, 16 komuna (kumulativisht) kishin më pak se 10%, 20 komuna nën 15% dhe vetem 2 komuna (Mitrovica dhe Prishtina) kishin në mes 15,1 dhe 25%.
Në vitin 1981 6 komuna kishin arritur të kenë 10,115%, 13 komuna 15,125% dhe vetem 2 komuna (Mitrovica dhe Prishtina) kishin tejkaluar kufirin e poshtem prej 25,1% me arsim të mesem. Pra, në vitin 1981 20 komuna gjendeshin nën kufirin prej 25% dhe vetem 2 komuna e kishin tejkaluar kufirin e poshtem duke arritur vlerat 31,45% Prishtina dhe 33,08% Mitrovica.
Kjo pjesëmarrje e ndryshme e popullsisë me arsim të mesem në mes të komunave ka të bëjë me nivelin e arritur të zhvillimit ekonomik dhe me pjesëmarrjen e popullsisë urbane. Zhvillimi i veprimtarive sekundare, sidomos industrisë dhe e veprimtarive terciare ndikoi në ngritjen e nivelit arsimor të popullsisë në komunat që më heret kishin filluar me zhvillim, si Mitrovica, dhe që kishin arritur një nivel relativisht më të lartë të popullsisë urbane, si shtatë qendrat regjionale, të cilat arriten të zhvillojnë rrjetin shkollor të arsimit të mesem, i cili siguroi ngritje të nivelit sidomos gjatë dekades së shtatë të shekullit XX.
Tabela nr. 9
Pozita e komunave sipas pjesëmarrjes së popullsisë me arsimim të mesem
1,02,5%
2,515,0%
5,110,0%
10,115,0%
15,1 25,0
25,150,0%
1961
Vi,Gll,De,Dr, Is,Kaç,Kl,Kam, Ra,Po,Sk,Su,
Vu,Gji,Gja, Lep,Lip,Fe
Pe,Pz,Pr,
Mi
1971
Vi,Gll, De, Dr,Kl,Kam, Ra,Sk,Su,
Gji,Is,Kaç, Lep,Lip,Po, Fe,
Vu,Gja,Pe, Pz,
Mi,Pr,
1981
Ra,
Vi,De,Dr,Is, Kl,Su,
Vu,Gll,Gji, Gja,Kaç,Kam, Lep,Lip,Pe,Po, Pz,Sk,Fe,
Mi,Pr.
Sa i përket pjesëmarrjes së popullsisë me shkolla të larta e fakultete në vitin 1961, të gjitha komunat kishin vlera më të vogla se 5,0%, gjegjsisht 15 komuna kishin vlera nën 0,5%, që tregon për nivelin tejet të ultë të popullsisë me shkollim të lartë dhe superior. Në vitin 1971 të gjitha komunat kishin më pak se 10%, 18 komuna kishin nën 2,5% popullsi me arsim të lartë e superior dhe 9 komuna kishin më pak se
10
1%. Sipas të dhënave të vitit 1981 të gjitha komunat kishin më pak se 15%, 18 komuna paten nën 5%.
Tabela nr. 10 Pozita e komunave sipas pjesëmarrjes se popullsisë me arsim të lartë e superior ndaj popullsisë 25 e më shumë vjet
0,010,50%
0,511,0%
1,12,5%
2,515,0%
5,110,0%
10,115,0%
1961
Vi,Vu,Gll,De, Dr,Is,Kaç,Kl, Kam,Lep,Lip, Ra,Po,Sk,Su,
Gji, Gja,Fe,
Mi, Pe, Pz,
Pr,
1971
Gll,
Vi,Dr,Kaç,Su, Kl,Ra,Po,Sk,
Vu,Gji,De, Gja,Is,Kam, Lep,Lip,Fe
Mi,Pe,Pz
Pr,
1981
Kaç,Kl,Ra,Su,
Vi,Vu,Gll,Gji, De,Dr,Gja,Is, Kam,Po,Sk, Lep.Lip,Fe,
Mi, Pe, Pz,
Pr,
Nese e llogaritim kumulativisht popullsinë me arsim të mesem, të lartë e superior në vitin 1981, atëhere del se 6 komuna e kanë kaluar kufirin e poshtem prej 25% (Vushtrria, Mitrovica, Leposaviqi, Peja, Prishtina dhe Ferizaji), prej tyre Mitrovica ka arritur vleren 38,95% dhe Prishtina 42,03% duke iu afruar kufirit të mesem me 50% të popullsisë me arsim të mesem, të lartë e superior ndaj popullsisë 20 gjegjsisht 25 e më shumë vjet. Nën vleren 25% ishin 16 komuna, nën 20% 9 komuna.
Për të treguar se cili faktor ka ndikim më të madh në rritjen e pjesëmarrjes së popullsisë arsimuar(sipas të dhënave të vitit 1981) kemi vue në raport variablat pjesëmarrja e popullsisë me arsim të mesem, të lartë dhe superior me pjesëmarrjen e popullsisë urbane, pjesëmarrjen e popullsisë punësuar (ndaj tëre popullsisë), pjesëmarrjen e popullsisë joshqiptare dhe pjesëmarrjen e popullsisë aktive në industri dhe xehëtari. Koeficienti i korrelacionit ka treguar se pjesëmarrja e popullsisë me arsim të mesem, të lartë dhe superior qendron në lidhje të lartë statistikore me pjesëmarrjen e popullsisë urbane (r= 0,84) dhe pjesëmarrjen e popullsisë punësuar (r=0,83), lidhje të konsiderueshme pozitive me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në industri e xehëtari(0,60), ndërsa lidhje të ultë statistikore(r=0,28) ka treguar me pjesëmarrjen e popullsisë joshqiptare, ku bëjnë pjesë përpos popullsisë serbe e malazeze edhe popullsia muslimane (boshnjake e gorane), turke, rome etj., që kishin nivel relativisht të ultë të arsimimit të popullsisë.
Pjesëmarrja e popullsisë urbane ka lidhje të ngusht statistikore me pjesëmarrjen e popullsisë punësuar (r=0,84) dhe lidhje të mesme me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në industi e xehëtari. Pas llogaritjes së pjesëmarrjes së popullsisë me arsim të mesem, të lartë dhe superior në komuna dhe qendrat e tyre, kemi ardhur deri te konstatimi se qendrat urbane të mesme e të mëdha, kryesisht kanë arritur nivel më të lartë arsimimi se sa komunat me qendra më të vogla. Komunat me qendra urbane
11
më të vogla paten pjesëmarrje nën mesatare ose rreth mesatares, ndërsa komunat relativisht më të zhvilluara arriten pjesëmarrje të popullsisë arsimuar mbi mesatare dhe dukshem mbi mesatare.
Tabela nr. 11 Pozita e qendrave komunale dhe komunave sipas pjesëmarrjes së popullsisë me arsim të mesem, të lartë dhe superior në vitin 1981 në Kosovë
Komunat qendrat
< 15,2% A
15,322,5% B
22,629,8% C
> 29,9% Ç
Gjithsej
< 24,5% A
Ra,
1
24,6-29,8% B
Dr,
Vi,Gll,De, Is, Kaç,Kl,Po,Sk, Su.
Vu, Gji, Fe,
13
29,95,1% C
Kam, Lip
Gja, Pz,
Pe,
5
> 35,2% Ç
Lep,
Mi, Pr
3
Gjithsej
2
11
6
3
22
A= dukshem nën mesatare, B=nën mesatare, C= mbi mesatare, Ç=dukshem mbi mesatare
Qendrat komunale me nivel të ultë arsimor kanë qenë Rahoveci dhe Dragashi, ndërsa mbi mesatare përpos Kamenices, Lipjanit dhe Leposaviqit kanë qenë edhe qendrat e mesme dhe të mëdha urbane. Dukshem nën mesatare dhe nën mesatare kanë qenë 14 qendra komunale të komunave më pak të zhvilluara dhe 8 qendra ishin mbi mesatare dhe dukshem mbi mesatare, që i takonin kryesisht komunave relativisht më të zhvilluara. Sa i përketë komunave 13 sish ishin nën mesatare dhe dukshem nën mesatare dhe 9 mbi dhe dukshem mbi mesatare.
Në mes të vlerave të pjesëmarrjes së popullsisë me arsim të mesem, të lartë dhe superior në qendrat komunale (qyteza e qytete) dhe vlerave në nivel komunal është fituar koeficienti i mesem i korrelacionit të Pirsonit (r=0,60), që tregon se në 60% të rasteve ka përputhje në mes të qendrave komunale dhe komunave sa i përket pjesëmarrjes së popullsisë me arsim të mesem, të lartë e superior dhe në 40% të rasteve nuk ka përputhje të plot. Edhe koeficienti i korrelacionit të rangut (r=0,68) tregon për lidhje të konsiderueshme në mes të qendrave dhe komunave sa i përket përputhjes në nivelin arsimor.
PËRFUNDIM
Në bazë të llogaritjeve të tre indekseve (indeksit të vitit të shkollimit, indeksit të alfabetizmit dhe indeksit të nivelit arsimor), është konstatuar se Kosova deri në vitet e 60-ta pati nivel shumë të ultë të arsimit, në vitet e 70-ta u ngrit në nivel të ultë, ndërsa në vitet e 80-ta u ngrit afër nivelit të mesem.
Nivel më të lartë arsimi arriti popullsia mashkullore, më pak popullsia femrore, më shumë popullsia urbane, më pak popullsia rurale. Prej popujve nivel më të lartë arsimimi kishin arritur popullsia malazeze dhe serbe, pasojnë popullsia turke, shqiptare dhe myslimane, ndërsa nivel më të ultë pati popullsia rome.
Raporti në mes të vlerave më ekstreme të indeksit të viteve të shkollimit sipas komunave prej 2:1 u zvoglua në 1,5:1 prej viteve të 60-ta deri ne vitet e 80-ta, kurse raporti i vlerave ekstreme të indeksit të alfabetizmit u zvoglua prej 1,5:1 në vitin 1961 në 1,05:1 në vitin 1981, ndërkaq raporti i vlerave ekstreme të indeksit të nivelit
12
arsimor në vitin 1981 ishte 1,15:1, që tregon për dallimet e vogla në mes të komunave në vitin 1981.
Sa i përket pjesëmarrjes së popullsisë me arsim të mesem, të lartë e superior ai ishte shumë i ultë dhe i ultë deri në vitin 1971, ndërsa në vitin 1981 ky nivel u ngrit dukshem, por në shumicen e komunave mbeti nën kufirin e poshtem prej 25%, përpos Mitrovices dhe Prishtines të cilat e kishin kaluar ketë kufi dhe i afroheshin kufirit të mesem prej 50%. Ndikim më të madh në ngritjen e nivelit arsimor të popullsisë luajti industrializimi dhe urbanizimi, dy procese të cilat i ndihmuan zhvillimit ekonomik dhe përqendrimit të popullsisë në qytete e qyteza. Niveli arsimor u ngrit jo vetem në komunat me nivel të mesem të urbanizimit, por edhe në ato me nivel të ultë, si rezulltat i orientimi të popullsisë në arsimimin total.
Literatura dhe burimi i shenimeve:
1. B.Dumani, A.Stringa: Elemente të demografisë, popullsia dhe zhvillimi, Tiranë 1997,fq.123/125
2. Teodor ulc: Ulaganje u ljude, Zagreb 1985,fq.32
3. Ekrem Beqiri: Pjesë e materialit të punuar për Human Development Report of Kosova 2001, Prishtinë 2001. Një pjesë të këtij raporti e ka punuar edhe A.Pushka.
4. Mujë Gjonbalaj: Ndikimi i faktorëve ekonomik dhe demografik në zhvillimin e popullsisë së Kosoves, Prishtinë 1997,fq.219
5. Justina Shiroka-Pula: Zhvillimi ekonomik dhe investimet demografike në Kosovë, Prishtinë 1997,fq.237
6. EKS Buletini nr. 17 dhe 49, Prishtinë 1982
7. Vjetari Statistikor i KSA të Kosoves 1980 dhe 1984, Prishtinë.
8. EKS, Komunate KSA të Kosoves për vitet 1976 dhe 1987, Prishtinë.
9. SZS, Statistički Kalendar Jugoslavije 1980 dhe 1987, Beograd. |